Pak para se të prishej roboti ka pasqyruar disa pamje nga reaktori, ndërsa ai nuk arriti të pasqyronte gjendjen e lëndës djegëse e cila do të luaj një rol të rëndësishëm për pastrimin e mbetjeve në të.
Pastrimi i centralit i energjisë nukleare në Japoni, Fukushima, i cili u dëmtua në një tërmet të rënë para 6 vitesh, do të jetë më i vështirë se sa parashikohej, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo gjë është bërë e ditur pas ekspeditave të robotëve të vrojtimit në të. Robotët të komanduar nga larg janë prishur ndërkohë që kryenin operacione zbulimi në reaktorin numër dy të këtij centrali.
Pak para se të prishej roboti ka pasqyruar disa pamje nga reaktori, ndërsa ai nuk arriti të pasqyronte gjendjen e lëndës djegëse e cila do të luaj një rol të rëndësishëm për pastrimin e mbetjeve në të.
Operacionet për kontrollin e reaktorit vazhdonin prej disa javësh. Ndërkohë në vendet ku do të përdoreshin robotët për monitorim, është parë që të ketë dëmtime fizike dhe se niveli i radioacionit ishte shumë më tepër se sa parashikohej.