Një bombol gazi ka shpërthyer paraditen e së martës në një banesë në lagjen “Naftëtari” të Patosit.
Nga shpërthimi i bombolës janë djegur të gjitha orenditë shtëpiake, bëjnë të ditur autoritetet lokale që po ndjekin nga afër situatën.
Për fat të mirë, shtojnë ato, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar.