Patriku Irinej: Nuk ka ndarje as njohje të Kosovës

Kryepeshkopi serb, patriku Irinej ka deklaruar se kurrfarë njohje dhe as ndarje e Kosovës nuk vijnë në shprehje.

“Njohje për neve është tërësisht kuptim i huaj. Nuk vie në shprehje kurrfarë njohjeje sikurse as kurrfarë ndarjeje të Kosovës”, ka thënë Irinej në akademinë “Kosova- fjala më e shtrenjtë serbe”, të cilën, sipas Tanjugut e kanë organizuar studentët e Fakultetit të drejtësisë në Beograd, transmeton Koha.net.

“Gjendja e tashme në Kosovë është gjendje okupimi. Shpresojmë se sikundër çdo okupim , nuk do të jetë i përjetshëm”, tha Irinej, fjalimin e të cilit pjesëmarrësit e kanë ndërprerë shpesh me aplaudime të zëshme.

“Kosova ka qenë dhe domosdo duhet të mbetet e jona”, tha Irinej duke theksuar se duhet gjetur zgjidhje të drejtë, sepse në të kundërtën, siç tha ai, Kosova do të jetë fuqi baroti e cila nuk do t’u sjell të mira as shqiptarëve as serbëve.

“Nuk e kemi humbur Kosovën, ne për Kosovën luftojmë dhe shpresojmë që do t’ia dalim. Kushti i parë për ruajtjen e Kosovës është të jemi të bashkuar”, tha Irinej. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakSamsungu përgatit Galaxy S III të avancuar
Artikulli vijuesEfektet e lëngjeve sa të rëndesishme janë në organizmin tonë