PD-ja do ta respektojë marrëveshjen me Pacollin

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka thënë se në asnjë rast nuk do ta braktisë koalicionin për Kosovën e Re.

Ai ka thënë se deri në fund do ta respektojë marrëveshjen me liderin e AKR-së, Behgjet Pacolliin.
Agani ka thënë për “Epokën e Re” se partneri i tyre i koalicionit i KKR-së. Agim Çeku, ka bërë një veprim pa paralajmërim.
“Nuk e vlerësoj në mënyrë pozitive. Nuk kam qenë i paralajmëruar për një gjë të tillë. Do të ishte mirë të kishin pasur një paralajmërim paraprak dhe informatë. Pra në mënyrë që të merren qëndrimet me kohë, e jo të informohemi nëpërmjet medieve” ka thënë Agani.
Ai ka treguar se për çështjen e Ministrisë së FSK-së do të merren vesh Behgjet Pacolli, si lider i KKR-së, me Hashim Thaçin. /Ind/kohaislame

Artikulli paraprak7 aftësi që duhet të ketë patjetër një menaxher projektesh IT
Artikulli vijuesObama dhe Kennedy: Paralele historike