PD në krizë drejt shkatrrimit – Suhareka kërkon dorheqjen e Aganit

Dega e Partisë së Drejtësisë në Therandë kërkon që të japë dorëheqje lideri i partisë, Ferid Agani.

Arsye për këtë kërkesë, sipas komunikatës për media nga PD e Therandës, janë “rrethanat e krijuara muajve të fundit, nga një grup i vogël i Kryesisë, në krye me Aganin”.

“Gjithashtu, kryesia e PD-së Therandë njofton se kryetari i degës sonë, njëherit dhe koordinator politik i nivelit qendror të PD-së, zotëri Bajram Tërshani, ka artikuluar në mënyrë unifikuese qëndrimet dhe pakënaqësitë e anëtarëve të degës sonë dhe në mbledhjen e kryesisë së rregullt, mbajtur më 27.08.2016, ku prezent kemi pasur edhe mysafirë delegacionin nga qendra me në krye Sekretarin e Përgjithshëm zotëri Fidan Mustafën, i kemi dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit Tërshani dhe anëtarëve tanë në Këshillin Drejtues për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor”, thotë komunikata.

“Ne si degë jemi fuqishëm pro ndryshimeve produktive dhe jemi kundër çdo presioni, dhe imponimi që u provua të ushtrohet mbi çdo anëtarë në tërë Republikën e Kosovës”.

“E përshëndesim punën dhe qëndrueshmërinë e Deputetes Demi, si dhe mbështetjen e kryetarëve të degëve dhe anëtarëve të këshillit drejtues,që për asnjë moment nuk braktisën programin unik dhe të shëndosh të PD-së”.

Artikulli paraprakSkllav i kujt je?
Artikulli vijuesObama i vendosi veto ligjit për padi kundër Arabisë Saudite