PDK-AAK, afër lidhjes së koalicionit

Partia më e madhe në vend, PDK, është në përgatitje për ndryshimin e Qeverisë dhe kjo mund të ndodhë nga 10-15 shtator.
Kështu kanë njoftuar burime të gazetës “Kosova Sot”, brenda Qeverisë së Kosovës.

“Koalicioni PDK-AKR është drejt prishjes. PDK-ja i ka filluar kontaktet me AAK-në për krijimin e një koalicioni të ri, që do të ndodh nga 10 deri më 15 shtator. Oferta e PDK-së për është që postin e zëvendëskryeministrit t’ia ofrojë Ramush Haradinajt. Po ashtu, AAK-së, përveç ministrive tjera, do t’i ofrohet edhe Ministria e FSK-së”, ka thënë burimi i gazetës. /kohaislame

Artikulli paraprakBllokoni faqe të caktuara nga rezultatet në Google
Artikulli vijuesSamsung Note i shitur në 10 milionë copa