PDK kërkon takim liderësh

Kërcënimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës se do të bojkotojë reformën zgjedhore dhe kushtetuese nëse nuk realizohet marrëveshja politike për presidenten, ka shtyrë përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës që të kërkojnë një takim ndërmjet liderëve politikë për tejkalimin e krizës.

Ky takim, sipas PDK-së, do të realizohet nga të gjithë liderët politikë të vendit, për të gjetur një solucion për krizën që është shkaktuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se mandati i presidentes Jahjaga është i plotë, shkruan gazeta “Zëri”.

Në LDK, ndërkaq këtë kërkesë e konsiderojnë joserioze sepse edhe ashtu marrëveshjet, sipas tyre, nuk realizohen. Ndërsa analistët politikë e shohin të paarsyeshme që për çështjen e presidentes të takohen të gjithë liderët e partive politike.

Sipas tyre, kjo çështje është ekskluzivisht e lidhur me nënshkruesit e marrëveshjes dhe me presidenten Jahjaga si përfi tuese nga “konsensusi”.

Madje në PDK kërkojnë që lidershipi i LDK-së dhe PDK-së dhe i subjekteve të tjera relevante politike, të ulen dhe të mos bëjnë komente në medie, të mos përshëndeten përmes shkrimeve në gazeta, por të trajtojnë situatën seriozisht dhe me përgjegjësi edhe zhvillimet dhe kërkesa.kohaislame

Artikulli paraprakBE-ja kërkon fillimin e dialogut
Artikulli vijuesKOSOVA S’DO TË FUTET NË KRIZË FINANCIARE