KOSOVA S’DO TË FUTET NË KRIZË FINANCIARE

Kosova nuk do të futet në krizë financiare. Prioritet i Qeverisë do të jetë ruajtja e stabilitetit makrofiskal. Kjo është përgjigjja e ministrit të Financave, Bedri Hamza, ndaj deklaratave të fundit të opozitës se Kosova do të kaplohet nga një krizë ekonomike dhe financiare.

Performanca e të hyrave në buxhetin e Kosovës, sipas tij, është më e mirë se vitet e kaluara, që ka ndikuar në rritjen e parasë së gatshme në krahasim me fillimin e vitit dhe që nuk lë, sipas tij, vend për dyshim në likuiditetin financiar.

Në intervistë për “Kohën Ditore”, ai thotë se për të mos u futur në një krizë ekonomike e financiare, Qeveria ka vënë në top-prioritet ruajtjen e stabilitetit makro-fiskal, por nuk do të lërë anash as prioritetet e saj të ndërtimit të autostradave. Ministri i Financave nuk pajtohet me raportin e fundit të Bankës Qendrore e as me vlerësimet e saj për numrin e të papunëve. Për vitin 2013, Hamza thotë se ka siguruar mjetet për fillimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë – Shkup dhe për rritjen e pensioneve.kohaislame

Artikulli paraprakPDK kërkon takim liderësh
Artikulli vijuesDENOHEN PËR KRIMET E KRYERA NË KOSOVË