Një djalosh humbi punën me të cilën mbante familjen dhe ra në një depresion të thellë dhe nuk dinte ku të kërkoj ndihmë…
Në fund shkoi të këshillohet me një njeri të urtë i cili jetonte në fshat.
Shkoi tek plak dhe filloi të ankohet për problemet e tij. Duke biseduar me të nga nervoza edhe i bërtiste atij.
“Një kohë të gjatë e lus Zotin të më ndihmoj, pse Ai nuk më përgjigjet?”
Plaku i urtë u ngrit, shkoi në pjesën tjetër të dhomës dhe pëshpëriti diçka sa askush nuk mund ta dëgjonte. Djaloshi u afrua pak.
“Çka thua? e pyeti. Plaku përsëriti, mirëpo përsëri qetë. Atëherë djaloshi u afrua edhe më shumë sa që me veshët e tij preku fytyrën e plakut.
“Më vjen keq, po nuk të dëgjova asgjë.”
“Zoti ndonjëherë na pëshpërit”, i tha plaku. Atëherë duhet të afrohesh më afër për ta dëgjuar.”
Këtë herë djaloshi e dëgjoi dhe e kuptoi mesazhin
Të gjithë ne duam ta dëgjojmë Zotin që na jep përgjigjet e Tij për problemet tona. Mirëpo, ndoshta duhet të presim pëshpëritjen. Ndoshta për këtë ekziston ndonjë arsyeje e mirë. Asgjë nuk i tërheq njerëzit dhe nuk i fokuson ato më shumë se pëshpëritja.
Pëshpëritja do të thotë se duhet të ndryshojmë sjelljen tonë të keqe dhe ti afrohemi Atij për ta dëgjuar. E atëherë kur ta dëgjojmë do ta gjejmë edhe përgjigjen tonë.
Por edhe më mirë, do të jemi afër Tij.
Përshtati: Islampress