Trump nuk do të marr pjesë në debat, nuk i pëlqen udhëheqësja

“Sigurisht se nuk do të marr pjesë në debat”, ka thënë 69 vjeçari Trump i cili për moderatoren e Fox News Megan Kelly ka thënë se është e njëanshme.

“Mendoj se ndaj meje ajo nuk mund të sillet fer e po ashtu nuk jam as adhurues i saj”, ka thënë Trump për CNN.

Kelly ishte moderatore e fushatës në gusht të vitit të kaluar në të cilën ka marrë pjesë edhe Trump dhe atëherë ia ka bërë disa pyetje të pakëndshme. Pas kësaj Trump ka thënë se ajo është sjellur ashtu “sepse ka pasur menstruacionet”.

Trump ka vendosur që në vend të debatit të organizojë një ngjarje ku do të mbledhë para për veteran të luftës, transmetojnë agjencitë amerikane.

Debati me republikanët duhej të mbahej nesër.

Artikulli paraprakOpozitarët sirianë përsëri mblidhen në Riad të Arabisë Saudite
Artikulli vijuesVriten disa persona të armatosur në rajonin Sinai të Egjiptit