Policia e Kosovës e ka arrestuar para pak minutave, një person për tentim dhunim të një vajzë të mitur në Mitrovicë.
Gazetës Fjala i kanë thënë burime të besueshme se ai dyshohet të jetë asamblisti i LDK-së në këtë komunë B.M.
Sipas informatave asamblisti B.M ketë vepër e ka bërë gjatë ditës së sotme.
“Tentimi i dhunimit të vajzës 13 vjeçare ka ndodhur në një dyqan në fshatin Vaganicë, afër shkollës fillore “Skënderbeu”. E mitura nuk është nxënëse e kësaj shkolle, kanë treguar për Gazetën Fjala burime të besueshme.
Gazeta ka provuar të marrë informata për këtë rast edhe në Policinë e Mitrovicës, të cilët kanë konfirmuar se është duke u marrë në pyetje një person për një vepër të tillë, por ata nuk kanë bërë të ditur identitetin e tij.