‘Duhet të jemi të turpëruar’

Shefi i ndihmave të Kombeve tē Bashkuara ka lëshuar një fjalë të fortë pas shpërthimit të fundit që ndodhi gjatë armëpushimit në Siri dhe ti japin fund ‘vuajtjes masive të njerëzve’ që ka lënë miliona njerëz të izoluar, të vdekur e të shkatërruar raporton Al Jazeera.

Stephen O’Brien u tha në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara: ‘Duhet të jemi të turpëruar nga ajo çfarë po ndodh, e që ne jemi duke e parë me sytë tonë’
‘Që nga mungesa e ushqimit dhe e medikamenteve mjekësore, shumica po përballen thatësi, uri dhe me vdekje’ ka thënë O’Brien
Ai po ashtu ka kritikuar qeverinë Siriane dhe i ka treguar se për të gjitha çfarë ke bërë do të japësh përgjegjësi në fund të luftës.
Monitoruesit dhe aktivistët thonë se vetëm 24 orëshin e fundit janë vrarë 200 njerëz. Regjimi i Assadit e ka marrë përgjegjësinë e këtyre vrasjeve./KohaIslame/

Artikulli paraprakPosterat e filmave tregojnë se sa seksist është Hollywoodi
Artikulli vijuesReporterët turq dënohen për blasfemi