Një grup i qytetarëve në Gjakovë janë mbledhur para Kishës Ortodokse të qytetit për të kundërshtuar kështu ardhjen e pelegrinëve serbë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.
Ata po kundërshtojnë që persona që dikur morën pjesë në luftën e Kosovës të rikthehen në Gjakovë, vendin ku u bënë shumë krime gjatë luftës së 99–së.
Sanije Berisha e cila ka djalin e vrarë në këtë luftë tha se në Gjakovë ka ndodhur Srebrenica.
“Do të rri këtu. Nuk e dini në Gjakovë është Sebrenica. Nuk i lejojë shkijet të kalojnë sepse ma kanë vra djalin 17 vjeçar”, tha ajo.
Protestuesit po ndalohen nga Policia e Kosovës, dhe të pranishëm po shihen edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale.
KosovaPress raporton se si pasojë e ndërhyrjes së Policisë dhe e kundërshtimit nga ana e qytetarëve është arrestuar njëri prej protestuesve.
Pas ndërhyrjes policia ka arritur qe t’i largojë protestuesit nga hyrja e kishës, duke i zhvendosur në një distancë më të largët.
You Might also Like
Tmerret e grave të përdhunuara të Kosovës: Për ne lufta s’ka marrë fund (Video)
Ai është sekreti më i errët i luftës së Kosovës. Sekret që torturon për 16…
By
12 Min Read
Paramilitarë serbë do të bëhen gardianë burgjesh
Midis punonjësve të burgjeve të Kosovës do të ketë edhe pjesëtarë të Mbrojtjes Civile…
By
1 Min Read
Enver Hasani dhe stafi i tij paguajnë 7,500 euro për ta mësuar gjuhën
Kreu i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani me stafin e tij do ti kthehen…
By
1 Min Read
Kodra e Diellit e hap sezonin e skijimit Xhamia akoma mungon?!
Me skijim falas për të gjithë vizitorët prej nesër fillon sezoni i ri i skijimit…
By
5 Min Read
Kim Mehmeti: Ende pyesni pse duhet të protestohet më 9 maj
Publicisti Kim Mehmeti në llogarinë e tij në facebook, u ka dhënë përgjigje gjithë atyre…
By
1 Min Read
Nesër hidhet gur-themeli i xhamisë qendrore
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka njoftuar se të hënën në një manifestim solemn…
By
1 Min Read
