Pentagoni me njësi të re spiunazhi

Mediat amerikane raportojnë se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes po krijon një njësi të re të inteligjencës si pjesë e riorganizmit të shërbimit informativ, që ka për qëllim zgjerimin e përpjekjeve të spiunimit përtej zonave të luftës.


Një zyrtar i lartë i Pentagonit duke folur në kushte anonimiteti, iu tha gazetarëve se Shërbimi i ri Klandestin i Mbrojtjes parashihet të punojë ngushtë me CIA-n në përpjekje për të forcuar bashkëpunimin mes CIA-s dhe ushtrisë.
Plani është zhvilluar pas publikimit të studimit amerikan, i cili doli me përfundimet se ushtria duhet të fokusohet më shumë në mbledhjen e informatave në vendet jashtë zonave të luftës.
Zyrtari ka refuzuar të ofrojë detaje për shënjestrat e reja të mundshme, por mediat amerikane raportojnë, se aty mund të përfshihet Irani dhe Kina.
Plani raportohet se është miratuar në javën e kaluar nga sekretari i mbrojtjes Leon Paneta./BS/kohaislame

Artikulli paraprakTeknologjia 4G
Artikulli vijuesA mund ta zgjidhin problemin e veriut ata që e krijuan?