Egjipt: Dorëzimi i pushtetit, në fund të muajit

Këshilli ushtarak në pushtet i Egjiptit konfirmoi të hënën se e ka në plan t’i dorëzojë pushtetin presidentit të sapozgjedhur deri në fund të muajit.

Media zyrtare citojnë një anëtar të lartë të këshillit ushtarak, gjeneral-majorin Mohamed al-Asar, të ketë thënë se kalimi i pushtetit do të zhvillohet në një “ceremoni madhështore.”Ai nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë.
Fituesi i balotazhit presidencial që u mbajt këtë fundjavë shpallet zyrtarisht të enjten.
Vëllazëria Myslimane, pretendon se kandidati i saj Mohamed Mursi, ka mposhtur ish-kryeministrin Ahmed Shafik./BS/kohaislame

Artikulli paraprakSHBA – Drejt shkollave me gjini të ndara
Artikulli vijuesEdema