Për Daçiqin, platforma e Nikoliqit për Kosovën e pazbatueshme

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se nuk e ka marrë platformën e kryetarit të Serbisë, Tomislav Nikoliq për Kosovën dhe ka vlerësuar ajo, pavarësisht nga përmbajtja nuk guxon ta ndalojë vazhdimin e bisedimeve me Prishtinën.
“Nikoliq platformën ia ka dërguar kryetarit të Qeverisë e unë nuk e kam marrë. Shtrohet pyetja – pse mu tani paraqitet ajo? Unë kam pyetur cila esenca që tani të bisedojmë për të, sepse sigurisht se kthim prapa nuk ka. Marrëveshja e Brukselit është e përbashkët, edhe e kryetari e edhe e kryeministrit dhe çfarëdo ndërprerje e aktivitetit të Aleksandar Vuçiqit nuk do të ishte në interesin e Serbisë”, ka vlerësuar Daçiq në televizionin B92.
 
I pyetur cilat janë motivet që qëndrojnë pas platformës, transmeton Koha.net dhe a është ajo një sabotim i Marrëveshjes së Brukselit, Daçiq ka thënë se është joserioze të bisedohet për diçka që s’e ka lexuar porse mund ta marrë me mend se çfarë shkruan në të dhe cilat janë motivet e saji.
 
“Është e sigurt se Serbia duhet të vazhdojë bisedimet me Prishtinën. Kur dikush thirret në mosrespektim të Kushtetutës, unë pyetem pse kryetari, nëse e respekton Kushtetutën, nuk urdhëron kthimin e situatës kushtetuese në krahinë. Këtu është një situatë specifike ku Serbia nuk ka sovranitet të plotë në Kosovë. Është lehtë të shkruhen ca instruksione që nuk janë të zbatueshme në jetë, Vuçiq dhe unë e kemi kaluar këtë në Bruksel gjatë dy-vjetëve të shkuar”, ka thënë ministri.
 
Sipas fjalëve të tij, askush nga përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare gjatë bisedave zyrtare me të nuk ka kërkuar nga Beogradi njohjen e pavarësisë së Kosovës si kusht për hyrje të Kosovës në BE.
 
“Nëse dikush e vë këtë kusht, mendoj se përgjigja e Serbisë do të jetë e qartë” “, ka thënë Daçiq.
 
Ai ka theksuar se përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare ua ka paraqitur qëndrimin personal për ndarje të Kosovës dhe ka shtuar se kjo çështje nuk është temë e bisedave aktuale në mënyrë që të rrezikohet Marrëveshja e Brukselit.
 
Duke komentuar paralajmërimet për ndryshimin Kushtetutës, Daçiq ka vlerësuar se çështje e Kushtetutës së re duhet menduar mirë dhe se nuk duhet shkruar në zgjedhje parciale.
 
“Na presin negociata me BE-në për kapitullin 35, e për mbylljen e tyre duhet të harmonizojmë ligjet tona me standardet evropiane por kjo nuk do të thotë se preambula do të ndryshojë”.
 
Në preambulën e Kushtetutës serbe, Kosova përshkruhet si pjesë e Serbisë, ndërsa ekspertë kushtetues serbë thonë se ky përshkrim është vetëm manifestativ dhe ai nuk obligon zbatim të saj-të preambulës. /koha.net/
Artikulli paraprakOukitel U9: ekran 5.5 inç 1080 pikselë, procesor me tetë bërthama, 3GB RAM… për 200 dollarë
Artikulli vijuesGazetari Gjerman: ISIS-i merr armë nga Perëndimi