Për Islamofobi, merri këto dyja

Këshilli për mardhëniet Amerikano Islam ka bërë provuar që përmes humorit të fitojë në konventën nacione të Republikanëve duke u shpërndarë medikamente mjekësore me satirë duke e quajtur “Islamofobinë”, një trajtim për sëmundjen e Islamfobisë.

Islamofobini, që në faktë është vetëm një çamçakëz është e paketuar shumë mençur, duke premtuar se shëron:” Tolerancën e verbër, fanatizmin e pamenduar, frikën joracionale ndaj Muslimanëve dhe nuk viktimizon vitin e zgjedhjeve për president në Shtetet e Bashkuara”

Kjo fushatë për Islamofobinë, vjen tani kur Republikanët po nxjerrin si lider të fushatës së tyre Donald Trumpin i cili kishte thënë se do të ndalojë futjen e Muslimanëve në Amerikë dhe do të ndalojë migrimin.

1467142554-20160628_142621

Tjetër në këtë paketim shkruan: “Merri dy dhe thirre një Musliman në mëngjes”. Po ashtu vjen me një thirrje për kujdes:
“Ata që besojnë në diveristetin fetar, tolerancën dhe kuptime të ngjashme nuk duhet të përdorin këtë produkt”.

“Ndalo përdorimin e këtij produkti nëse fillon të zhvillosh ndjenja të nxehta kundrejt Muslimanëve, imigrantëve dhe refugjatëve”.

463

Ideatorët tregojnë se kjo ide është mirëpritur nga njerëzit, duke thënë ata: “Oh, kjo qenka e lezetshme.”/KohaIslame

Artikulli paraprakLira turke shënon rritje
Artikulli vijuesRefugjati afgan vritet pasi sulmoi njerëz në tren