Zhvillimet e vrullshme brenda së majtës, të lidhura me çështjen e CEZ-it dhe kërkesa e opozitës për një hetim ndërkombëtar sollën një ftohje mes dy partive kryesore, PS-së dhe LSI-së. Në vorbullën e këtyre zhvillimeve, të ndodhura brenda 10 ditëve, ku Kryeministri ndodhej përtej Atlantikut, u folën për shumë zhvillime, ku çështja e hetimit ndërkombëtar dhe sa më të shpejtë, e propozuar nga opozita me anë të një projektligji, gjeti mbështetjen e kreut të LSI-së, Ilir Meta. Pikërisht votimi për këtë nismë i së enjtes së shkuar, ishte domethënie më e mirë e kësaj krisjeje mes PS-së dhe LSI-së, ku vetëm katër votat e socialistëve rrëzuan nismën e opozitës. Edhe pse PS-ja i doli publikisht në mbrojtje Metës për çështjen e DIA-s me CEZ-in, LSI-ja vazhdon të ketë pakënaqësi mbi mënyrën e qeverisjes, por siç duket, mbi të gjitha, mbi mënyrën se si po operohet dhe si po funksionon ky koalicion. Takimi i së shtunës, i zhvilluar në zyrën e kryeparlamentarit, mes Metës dhe Ramës, që zgjati një orë e gjysmë, dukej se sikur i sheshoi problematikat mes dy partive, por zhvillimet e mëvonshme nxjerrin në skenë se ndasitë mes dy liderëve kryesorë të qeverisjes ekzistojnë. Dhe ajo më kryesorja lidhet me kërkesën e LSI-së për ndryshimet në qeveri, gjë që dhe nga vetë Meta nuk u mohua në prononcim publik. Por nevojën e këtyre ndryshimeve apo rifreskim të qeverisë “Rama” e kërkojnë dhe aleatët e tjerë të PS-së, të cilët janë më minorë, si PSD-ja e Skënder Gjinushit apo dhe PDS-ja e Paskal Milos. Tashmë Rama ndodhet dhe nën presionin e aleatëve për ndryshimet në qeveri dhe se prova e bashkëpunimit apo e mosbashkëpunimit me LSI-në pritet të vihet re në seancën e radhës në Kuvend, ku prej javësh nuk po kalojnë ligjet me shumicë të cilësuar të votave.
You Might also Like
BINAZE KACABAÇI-DAUTI – Hoxha Hanmi
Hoxha Hanmi Binaze Kacabaçi-Dauti me pseudonimin "Hoxha Hanëm" ushtroi profesionin e mësueses së besimit dhe…
By
Redaksia
2 Min Read
Qëndroni larg këtij njeriu
Një nga shenja më e mëdha të njeriut të marrë është gjuha e tij. Zemra…
By
Redaksia
1 Min Read
Në Mianmar vriten qëllimisht 5 gra dhe fëmijë në ditë
Një organizatë e të drejtave të njeriut ka njoftuar se në Mianmar pesë gra dhe…
By
Redaksia
1 Min Read
Turp! Turp! Turp! – Djali e përzuri nënën nga Shtëpia !! (video)
Edhe kjo ndodhë tek ne subhanAllah, çdo koment është i tepërt, për më shum dëgjojeni…
By
Redaksia
0 Min Read
Ja virusi në formë mesazhi që po qarkullon në iPhone
Kohet e fundit të gjithë përdoruesit e iPhone janë përballur me një mesazh të pazakontë…
By
Redaksia
1 Min Read
Nga të gjitha insektet vetëm bletët nuk do të jenë në xhehenem!
Enes ibn Malik r.a thotë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Mizat në përgjithësi…
By
Redaksia
3 Min Read
