Për kryeministrin Mustafa rritja ekonomike ishte e konsiderueshme

Kryeministri Isa Mustafa, në një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ka thënë se Kosova gjatë vitit 2015 ka pasur rritje ekonomike deri në 3.6 për qind, të cilën e ka cilësuar si të konsiderueshme krahasuar me vendet tjera të rajonit.

Mustafa ka shkruar se rritja ekonomike për vitin e kaluar është nxitur nga investimet, duke lënë në plan të dytë konsumin, që sipas tij, vazhdimisht në vitet e fundit gjeneronte rritjen.

“Rol tejet të rëndësishëm në rritjen ekonomike kanë pasur edhe Investimet e Huaja Direkte, të cilat për vitin 2015 arritën në 324 milionë euro”, ka shkruar Mustafa.

“Të gjitha raportet ndërkombëtare, i vlerësojnë lartë ndryshimet e politikave ekonomike dhe i konsiderojnë si faktor kryesor në kthimin e trendit të investimeve, rrjedhimisht edhe të rritjes ekonomike”./telegrafi/.

Artikulli paraprakStuhi të mëdha në Arabinë Saudite
Artikulli vijuesIsh-studentët e Ivanovit: Profesor, jep dorëheqje!