Stuhi të mëdha në Arabinë Saudite

Në kryeqytetin saudit Riad, rrugët e të cilit janë përmbytur për shkak të stuhive të pazakonshme dhe të rënda, sot ekziston një kaos në trafik, ndërsa shkollat janë mbyllur, njoftojnë mediat vendase.

Stuhia, e cila ka ndodhur mbrëmë në orë e pikut të komunikacionit, ka vazhduar deri më sot në mëngjes, por disa rrugë ende janë të përmbytura plotësisht.

Autoritetet e qytetit të Riadit kanë vënë në zbatim një plan emergjence, në mënyrë që të përballen me pasojat e përmbytjeve, ka thënë zëdhënësi i administratës së qytetit, Mohamed al-Švajman.

Sipas medieve të huaja, autoritetet gjithashtu u kanë bërë thirrje qytetarëve që mos të frekuentojnë pjesët e përmbytura”, në mënyrë që shmangin rrezikun për jetët e tyre.

 

 

Artikulli paraprakBilall Kasami: Falja e kriminelëve është krim (VIDEO)
Artikulli vijuesPër kryeministrin Mustafa rritja ekonomike ishte e konsiderueshme