Dy persona u vranë mbrëmjen e së dielës dhe një i tretë është plagosur dhe është në gjendje kritike në Spitalin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në një pikë bastesh afër Spitalit të Vlorës, kur pas një sherri mes disa personash është dëgjuar një breshëri e gjatë automatiku.
Tre personat kanë marrë shumë plumba në trup, duke iu marrë jetën në vend dy prej tyre. Nga policia bëhet e ditur se një prej viktimave është pronari i pikës së basteve, shtetasi I.D. rreth 45 vjeç, ndërsa viktima tjetër është shtetasi me inicialet Dh.C rreth 60 vjeç.
Policia gjeti në vendin e ngjarjes personin e tretë të plagosur si dhe një sasi shumë të madhe gëzhojash të një arme automatike kallashnikov.
Forca të shumta policore kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjatje të rëndë. /Top Channel/