“Nuk duam të kthehemi në Turqi, vendimi i Bashkimit Evropian është çmenduri”, ka komentuar një refugjatë në kampin e Idomenit në Greqi, për “Radio Evropa e Lirë”. Reagimet vijnë pas marrëveshjes mes BE-së dhe Turqisë, transmeton Portalb.
Në kampin Idomeni në kufirin greko-maqedonas, për momentin janë përafërsisht 13.000 refugjatë, nga të cilët numri më i madh janë gra dhe fëmijë.
Kampi “Vinojug” në Gjevgjeli është thuajse i zbrazët, sepse kufirin greko-maqedonas e kalojnë vetëm disa grupe të vogla të refugjatëve.