Serbi, përdhoset xhamia e Islam-Agës në Nish

Xhamia Islam-Aga në Nish sërish sonte është përdhosur me parulla ofenduese tifozërie krahas mbikëqyrjes tërë ditore policore të cilin ky objekt fetar e ka që nga viti 2004, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç theksojnë në polici, muri i xhamisë përgjatë rrugës “Gjeneral Milojka Leshjanin” është shkruar rreth orës 2 pas mesnate, në çastin kur polici përgjegjës për sigurinë e xhamisë ka qenë “në anën e pasme të objektit”.

“Është kryer hetim me urdhër të Prokurorisë dhe nga ana e tyre vërtetohet se “nuk ka elemente të veprës penale”, thonë në polici.

Dragan Gjorgjeviç nga Këshilli për të drejtat e njeriut i rrjetit Chris në bisedë me Anadolu Agency tha se me këtë akt qëllimi nuk ka qenë kërcënimi i komunitetit musliman, porse këtu bëhet fjalë për “grindje” klasike tifozësh dhe shtoi se shteti është i obliguar që të mbrojë objektet fetare, e veçmas objektet fetare të pakicës fetare.

“Xhamia, krahas sigurimit fizik, është përdhosur shumë herë. E vetmja zgjidhje është vendosja e video-mbikëqyrjes, ashtu siç u bë me përmendoren e Shaban Bajramoviçit. Ai disa herë ka qenë i shkatërruar, por tani është gjithçka në rregull”, thekson Gjorgjeviç.

Xhamia Islam-Aga është nën mbrojtje të shtetit nga viti 1954. Është ndërtuar në vitin 1870 në themelet e xhamisë së vjetër të vitit 1720. Dëme serioze pësoi më 17 mars të vitit 2004 kur u dogj nga huliganët si kundërpërgjigje e shembjes së kishave në Kosovë.

Është rindërtuar në vitin 2013 dhe aftësuar për punë. Megjithatë, parullat ofenduese jo rrallë mund të shihen në muret e saj.

Artikulli paraprakPër refugjatët në Idomeni, vendimi i BE-së është çmenduri
Artikulli vijues“Fermeri” që i tregonte gjenitalet, sot e mbron kryqin (FOTO+VIDEO)