Për të pasur një stomak të shëndetshëm

Nëse ju keni problemet e tretjes të cilat përfshijnë fryrjen, diarrenë, gazrat dhe dhimbjet e barkut madje gjashtë herë më shumë ndikojnë tek femrat se tek meshkuj.Ushqimet janë një mënyrë e mirë për të mbrojtur stomakun nga këto shqetësime. Disa nga ushqimet që njihen për eleminimin e sëmundjeve të stomakut janë;
Kanella është e njohur si një nga ilaçet më të mira natyrore për diarre dhe nauze të mëngjesit. Ajo është gjithashtu shumë efektive për të thyer flluskat e gazrave. Mos e kufizoni përdorimin e kanellës vetëm në ushqimet e njelmëta, lirisht shtoni edhe mishit të pulës pak kanellë.
Papaja përmban papainë, një enzimë natyrore e cila ndihmontretjen e ushqimit i cili vështirë tretet në stomak, ajo është përdorur tradicionalisht për trajtimin e ulcerave gastrike, nervozizmit të stomakut dhe diarresë.
Avokado është shumë e pasur me kalium, fibra dhe vajra të cilat janë të mira për shëndetin e stomakut dhe zemrës, ndihmon që zorrët tona të funksionojnë më mirë dhe prandaj gjithmonë duhet ta përfshini në ushqimet me të cilat keni vështirësi gjatë tretjes.
Kopra është ilaç natyral për gazra, gjë që është një nga arsyet kryesore se pse shërbehet në restorante indiane, transmeton Koha.net. Vetëm gjysmë luge e vogël me fara kopre është e mjaftueshme që ta shmangni këtë fenomen të pakëndshëm.
Mollët
Përveç se përmbajnë fibra të shëndetshme, ato kanë sasi të konsiderueshme të pektinës dhe enzimave të tjera të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimeve të caktuara. Nëse keni stomak shumë të ndjeshëm, përpara se t’i hani, mollët piqni dhe shmangni në formë të papërpunuar.
Artikulli paraprakMOS LICENCIMI I TREPÇËS PO SHKAKTON DËME TË PARIPARUESHME
Artikulli vijuesCameron për çështjen izraelito-palestineze: Britania mbështet zgjidhjen me dy shtete