Dhembjet e belit

Dhimbjet akute të belit në 80% rasteve zhduken brenda 6-8 javëve pa ndonjë terapi specifike. Por 40% e këtyre dhimbjeve rikthehen brenda vitit duke krijuar një atak te dyte.

Kurse tek ata që vuajnë nga dhimbjet kronike të belit ky atak u rikthehet në 80% të rasteve. Është shumë e rëndësishme që të parandalohet ataku i pare akut dhe të merren masa kundër kthimit të dhimbjes kronike të belit nga nëse e kemi kaluar fazën akute, si dhe të njihen dhe të pengohen faktorët të cilët e kthejnë këtë dhimbje në kronike.

Faktorët e riskut për dhimbjen e belit mund të jenë:

Faktorë profesionalë
Faktorët sportivë
Faktorë personalë
Faktorë psikologjikë
Faktorët Profesionalë

Ngritja e peshave : Të ngresh pesha të rënda pa përthyer gjunjët gjatë ngritjes, përkuljes dhe rrotullimit në të njëjtën kohë dhe përsëritja e vazhdueshme e lëvizjeve janë disa nga faktorët e riskut për dhimbjen e belit. Ngritja e peshave pa përthyer gjunjët rrit gjithashtu riskun e hernies diskale.
Ngritja e vazhdueshme e objekteve është gjithashtu një faktor i rëndësishëm. Ata që kryejnë aktivitete të renda fizike dhe ata që janë të detyruar të punojnë në këmbë janë grupet e profesioneve në të cilët vihet re me tepër dhimbja e belit.

Dridhja/vibracioni: Shoferëve, duke qenë vazhdimisht në vibracion, u rritet aktiviteti i muskujve, i cili rrit lodhjen e tyre dhe gjithashtu duke prishur ushqyerjen e diskut bën te mundur degjenerimin e tij me përfundim hernien diskale. Në një studim që është bërë tek shoferët e autobusëve dhe teknikët e makinave është vënë re që ka lidhje ndërmjet dhimbjes së belit dhe dridhjes se përgjithshme të trupit dhe gjatësisë së kohës që dridhesh.
Dhimbja e belit dhe hernia diskale janë vënë re të ndodhin më tepër tek shoferët e autobusëve që janë vazhdimisht në dridhje. Gjithashtu shoferët e kamionëve janë pesë herë më në rrezik për dhimbjen e belit në krahasim me ata qe nuk janë shoferë.

Disa faktorë të tjerë lidhur me profesionin: Stresi psikologjik që krijon mosnjohja e gjuhës së huaj dhe gjithashtu punët e rënda që u jepen punëtoreve që punojnë jashtë shtetit bëjnë të mundur që te ky grup individësh të rritet risku i dhimbjes së belit.

Faktorët sportivë

Aktivitetet sportive në të cilat ndihet më tepër dhimbja e belit janë gjimnastika, futbolli dhe mundja. 6 % e gjimnazistëve dhe 30% e studentëve universitare që luajnë futboll kane dhimbje beli.

Faktorët personalë

Më të shumtit janë cigarja, mospërshtatja fizike dhe dhimbjet e mëparshme të belit. Pirja e me tepër se 50 paketave në vit si dhe mosha mbi 45 vjeç, jeta jo e shëndetshme që bëjnë duhanpirësit, osteoporoza si dhe kollitja nga duhani, e cila bën të mundur rritjen e presionit të disqeve që ndodhen midis brinjëve, janë faktorët që lidhen cigaren. Cigarja duke prishur ushqyerjen e diskut e bën atë më të ndjeshëm nga faktorët e jashtëm. Këto efekte të cigares vihen re tek ata persona që kryejnë aktivitete të rënda fizike.

Faktorët psikologjikë

Ata që nuk e pëlqejnë punën e tyre ankohen për dhimbje beli 2,5 herë më tepër se ata që e pëlqejnë atë. Mosmarrja e kënaqësisë dhe falënderimeve nga puna janë faktorë risku për dhimbjet e belit. Mospërqendrimi për shkak të stresit shkakton aksidente të ndryshme që bëhen shkak për dhimbjet e belit. Stresi gjithashtu është faktor risku për dhimbjen e belit.

Si ta mjekojme dhembjen e belit, shpinës

Si mund ta kalojmë dhimbjen e shpinës, e cila konsiderohet si një shqetësim i përbashkët i yni? A është e rëndësishme çdo lloj dhimbje shpine? Specialisti neurolog Dr.Ali Abken iu përgjigjet pyetjeve të ndryshme rreth kësaj teme…

Nëse mendojmë më hollësisht rreth shpinës përpara na dalin: lëkura, shtresat e yndrës poshtë saj, muskujt dhe më thellë kockat, mushkëritë dhe zemra.
Pasi sjellim në mendje strukturat e mësipërme dhe bazohemi tek eksperienca, mund të krijojmë mendimet e para rreth një të sëmuri, i cili paraqitet me dhimbje shpine. Nga praktika shohim se shkaku i këtyre dhimbjeve të shpinës gjendet në qëndrimin jo të drejtë të trupit, shpinës.
Mospërshtatja e karrikes së kompjuterit me tavolinën, domosdoshmëria e qëndrimit ulur për një kohë të gjatë në një pozicion të caktuar ose mosekuilibrimi i peshës, dëmtimi i njërit krah më shumë se tjetri e të tjera bëhen shkak i fillimit të ankesave afatgjata.

Ne e dime se dhimbjet e shpinës fillojnë nga shkaqe të ndryshme duke filluar nga pesha, mospërputhshmëria në mes peshës së trupit dhe gjatësisë, qëndrimi i gabuar, trauma , depresioni, sëmundje të ndryshme psiqike. Lind pyetja: çfarë përcaktimi duhet të bëjmë ne mjekët për një të sëmurë, i cili ka dhimbje shpine të shkaktuar nga arsye të ndryshme? Kjo është një pike shumë e rëndësishme, e cila duhet të zgjidhet duke u bazuar në eksperiencën, përvojën dhe praktikën tone.
Ne mund të japim një diagnoze të saktë pasi të kemi zhvilluar një kontroll të hollësishëm neurologjik. Duke analizuar qendrën nga ku buron dhimbja dhe pasi të mbarojmë analizat e nevojshme mund të fillojmë mjekimin. Jepen ilaçe qetësues për dhimb
jet dhe zbutës të muskujve, terapia nuk duhet vonuar nëse shkaku i dhimbjes është stresi.

Bazuar tek shkaku dhe shkalla e zhvillimit të sëmundjes krahas terapisë fizikale dhe atyre lokale mund të përdoren dhe metoda manuplative si hixhameja, akupunktura, hidroterapi, llixha, kura magnetike. Në bazë të experiences sime nëse terapia praktikohet seriozisht mund të shohim përmirësime brenda disa javëve. Nëse dhimbjet e shpinës të shfaqura gjatë periudhës së shtatzanisë të lidhura nga faktorë mekanikë mjekohen me anë të ushtrimeve, të cilat ndihmojnë në përforcimin e muskujve të qafës dhe shpinës edhe në periudhën e shtatzanisë edhe pas lindjes atëherë mund të kemi rezultate pozitive. Dhimbja e shpinës ndonjëherë mund të shfaqet si pasojë e dhimbjeve të belit dhe qafës.

Muskujt me funksione të ndryshme të lidhur me palcën kurrizore duke filluar nga qafa e deri në kërbisht janë të lidhur me njëri-tjetrin. Për shkak të kësaj lidhjeje fizike ne nuk dihet të harrojmë se shumë dhimbje të sëmundjeve të ndryshme mund të pasqyrohen në pjesën e shpinës.
Nisur nga rastet që kam parë gjatë viteve kam vënë re se dhimbjet e shpinës kanë krijuar një lidhje të drejpërdrejt me stresin dhe sëmundje tjera depresive. Kur planifikojmë terapinë dhe mjekimin e një të sëmuri duhet të lëvizim në bazë të këtyre fakteve.

Nganjëherë vetëm ilaçet apo analizat, filmat dhe shëtitja nga një doktor tek tjetri nuk mund të jenë të mjaftueshme për të gjetur zgjidhjen. Ilaçi kryesor krahas ilaçeve të dhëna nga doktori është praktikimi në jetën e përditshme të këshillave të tij. Nëse doktorit nuk i duket serioze dhimbja edhe ju mos e vlerësoni fare. Ndonjëherë nënvlerësimi i dhimbjes mund të jetë fillim i rëndësishëm dhe vendosmëria jonë për të shpëtuar nga dhimbja mund të na shpjerë në rezultate pozitive të papritura. Provojeni, do ta shihni dhe do të çuditeni. Duke iu përshtatur programeve të ndryshme, të cilat ndihmojnë në përforcimin e muskujve lokal të shpinës, qafës, belit dhe duke qëndruar larg aktiviteteve të dëmshme për ecurinë muskulare mund të sjellë përmirësim dhe rezultate të papara. Terapia neurale që kemi filluar ta përdorim më shpesh kohët e fundit me anë të terapisë ozon dhe fitoterapotik ndihmon në shërimin e të sëmurëve./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakMeka dhe Medina, dy qytetet më të ndriçuara në rruzullin tokësor
Artikulli vijuesFrika nga avioni, një nga fobitë më të përhapura