Perëndimi asnjëherë nuk i ka falur turqit për çlirimin e Stambollit

Zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin, duke folur në konferencën në Ankara në organizim të Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë me temë “Dje, sot dhe nesër në marrëdhëniet mes Islamit dhe Perëndimit”, u shpreh se Perëndimi asnjëherë nuk ka falur turqit për çlirimin e Stambollit”, 

Sipas tij, historia shumëvjeçare e marrëdhënieve mes Islamit dhe Perëndimit nuk përbëhet vetëm nga luftërat. Megjithatë, siç tha Kalin, gjatë historisë ka pasur luftëra, përleshje, por do të ishte gabim që kjo histori të vihet vetëm në luftëra dhe histori ushtarake.

“Në këtë histori ka kulturë, art dhe mbi të gjitha më e rëndësishme, ekzistojnë njerëz, gjeografi”, u shpreh Kalin. Ai theksoi se sot bota islame përballet me vështirësi të mëdha.

“Përballemi me sfida të ndryshme nga luftërat sektare deri në ato civile, nga problemet ekonomike deri te ato politike”, tha Kalin.

“Çlirimi i Stambollit, veçanërisht për mendimtarët evropian në mesjetë dhe epokën moderne, është një prej çështjeve që ka lënë gjurmë të thella në kujtesën e historianëve. Në fakt, perëndimorët asnjëherë nuk kanë falur turqit për shkak të çlirimit të Stambollit”, tha Kalin.

Artikulli paraprakVrasjet dhe kaosi në administratën Obama
Artikulli vijuesTetë miliarderë kanë pasuri sa gjysma e botës