Deri tani ka pasur lajme të bujshme në media, ku flitej se qindra, në mos mijëra muslimanë të rinj janë duke u “radikalizuar” në Siri dhe Irak, ku po luftojnë për ISIS.
Por ajo që nuk po raportohet shumë, e që është po aq e rëndësishme, është se ka edhe qindra luftëtarëve të huaj që zbarkojnë në rajon për të luftuar kundër ISIS, në grupe të krishtere. Gjithnjë e më shumë, të huajt perëndimor janë bashkuar me një milici të re të krishterë të quajtur Dwekh Nawsha.
Milicia Dwekh Nawsha, që do të thotë vetë-sakrificë në gjuhën e lashtë aramaike, është njëri nga grupet jo pak esktreme.
Dwekh Nawsha operon përkrah forcave Peshmerga kurde për të mbrojtur fshatrat e krishtera në vijën e frontit në provincën Niniva.
Një nga anëtarët e saj, gjithashtu vepron si rekrutuesi, Brett thotë se ai dëshiron të krijojë një “batalion të luftëtarëve të huaj”.
Në javën e tij të parë në detyrë, ai solli pesë vullnetarë nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja, të cilët ai thotë se kanë përvojë ushtarake ose si kontraktues.
Kontigjenti i huaj është i vogël tani, por interesi është në rritje dhe Brett thotë se ai ka 20 vullnetarë që tashmë priten për t’u rreshtuar.
Dwekh Nawsha madje rekrute femra.
Daily Mail raporton se militantët janë duke marrë ndihmë ushtarake nga njerëz në Perëndim. Edhe ABC News raporton se “disa evropianë janë duke folur për një “pelegrinazh të armatosur” në Irak, duke thënë se ajo që është e nevojshme është një “kryqëzatë e pestë”. /mesazhi/
You Might also Like
Davutoglu mbështet anëtarësimin e Kosovës në UNESCO
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar një takim, në selinë e Kombeve…
By
1 Min Read
Huligani suedez rrëfen se si u bashkuan grupet rivale për të sulmuar emigrantët
Një huligan futbolli suedez ka zbuluar se si bandat, duke përfshirë një grup Neo-nazist u…
By
2 Min Read
Presidenti egjiptian nuk merr pjesë në samitin e Tehranit
Sipas burimeve egjiptiane, presidenti i vendit Muhamed Mursi, ka vendosur të mos marrë pjesë në…
By
1 Min Read
Suedia me qeveri të re
Katër muaj pas zgjedhjeve është formuar Qeveria e Suedisë, raporton Anadulu Agency (AA). Me këtë…
By
1 Min Read
Një video me pikëpyetje për tragjedinë e Germanwings
Ajo është tragjedia më e rëndë ajrore në historinë e Gjermanisë. 150 persona të…
By
2 Min Read
Asad ende nuk mbledh mend
Presidenti i Sirisë, Beshar Esad, e përsëriti edhe një herë pretendimin se “vendi i tij…
By
2 Min Read
