Deri tani ka pasur lajme të bujshme në media, ku flitej se qindra, në mos mijëra muslimanë të rinj janë duke u “radikalizuar” në Siri dhe Irak, ku po luftojnë për ISIS.
Por ajo që nuk po raportohet shumë, e që është po aq e rëndësishme, është se ka edhe qindra luftëtarëve të huaj që zbarkojnë në rajon për të luftuar kundër ISIS, në grupe të krishtere. Gjithnjë e më shumë, të huajt perëndimor janë bashkuar me një milici të re të krishterë të quajtur Dwekh Nawsha.
Milicia Dwekh Nawsha, që do të thotë vetë-sakrificë në gjuhën e lashtë aramaike, është njëri nga grupet jo pak esktreme.
Dwekh Nawsha operon përkrah forcave Peshmerga kurde për të mbrojtur fshatrat e krishtera në vijën e frontit në provincën Niniva.
Një nga anëtarët e saj, gjithashtu vepron si rekrutuesi, Brett thotë se ai dëshiron të krijojë një “batalion të luftëtarëve të huaj”.
Në javën e tij të parë në detyrë, ai solli pesë vullnetarë nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja, të cilët ai thotë se kanë përvojë ushtarake ose si kontraktues.
Kontigjenti i huaj është i vogël tani, por interesi është në rritje dhe Brett thotë se ai ka 20 vullnetarë që tashmë priten për t’u rreshtuar.
Dwekh Nawsha madje rekrute femra.
Daily Mail raporton se militantët janë duke marrë ndihmë ushtarake nga njerëz në Perëndim. Edhe ABC News raporton se “disa evropianë janë duke folur për një “pelegrinazh të armatosur” në Irak, duke thënë se ajo që është e nevojshme është një “kryqëzatë e pestë”. /mesazhi/
You Might also Like
KS i OKB-së pritet të miratojë një rezolutë kundër ISIS
Projektrezoluta e përgatitur nga Rusia iu është shpërndarë edhe anëtarëve të tjerë të Këshillit të…
By
1 Min Read
10 vendet më të vogla në Evropë
Qyteti i Vatikanit, Monakos, San Marino dhe Lihtenshtajni kryesojnë listën e qyteteve më të vogla…
By
8 Min Read
Kerry letër Nikoliqit në emër të Obamës, vërshon me lëvdata për Serbinë
Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry i ka dërguar një letër Presidentit…
By
1 Min Read
Siri: Numri i të vrarëve nga sulmet ruse arriti në 81 vetë
Numri i të vrarëve nga sulmet ajrore të Rusisë në pjesën veriore në Siri, ka…
By
1 Min Read
“Vdes” 36 herë brenda një viti!
Sara Brautigam, anglezja 21-vjeçare është deklaruar e vdekur 36 herë vetëm në një vit. Ajo…
By
2 Min Read
Rendi i Ri Botëror i Kinës?
Tani që presidenti kinez Xi Jinping e ka forcuar pozitën e tij si udhëheqësi më…
By
2 Min Read
