Përfundon stërvitja e përbashkët ushtarake Egjipt-Greqi

Ka përfunduar stërvitja e përbashkët ushtarake ”Iskenderije 2016” e organizuar nga Greqia dhe Egjipti, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes së Egjiptit thuhet se stërvitja e përbashkët e forcave detare ”Iskenderije 2016” e organizuar në ujërat territoriale të Egjiptit ka përfunduar me sukses.

Stërvitja e cila ka zgjatur një javë kishte në fokus shpëtimin dhe marrjen e një ishulli i cili ishte marrë peng nga terroristët.

Ministria në deklaratën me shkrim ka theksuar se në këtë stërvitje kanë marrë pjesë një numër i madh ushtarësh.

Egjipti dhe Greqia edhe më parë më 11 – 12 maj të këtij viti organizuan një stërvitje të përbashkët ushtarake me forcat ajrore të titulluar ”MEDOUSA 2016”.

Artikulli paraprakÇfarë të bëjmë kur na zë ngërçi i muskujve?
Artikulli vijuesErëzat që luftojnë kancerin