Përgjimet/ Vangjush Dako kapet duke negociuar me banditë

Vangjush Dakon e kanë përgjuar duke folur me kriminelët e Durrësit në telefon. Denoncimin e bëri Lulzim Basha në një konferencë për mediat, ku tha se vetë Edi Rama është angazhuar në mbylljen e çështjes hetimore.

Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë së Durrësit tha Basha, i premton banditëve tendera me vlerë miliona euro në këmbim të vjedhjes së votave në këto telefonata të përgjuara nga shërbimet e huaja. Basha tha se interceptimet telefonike dhe tabulatet janë në dorë të shërbimeve sekrete dhe të prokurorisë, dy institucione që kanë qenë nën presionin direkt të Edi Ramës.

“Shërbimet inteligjente, përfshirë edhe ato të vendeve partnere, e kanë kapur gafil Vangjush Dakon duke bërë pazare në telefon. Në këmbim të blerjes së votave dhe dhunimit të qytetarëve, Dako u premton kriminelëve tendera. Janë miliona euro që Vangjush Dako u ka premtuar kriminelëve, vetëm që ata të siguronin vota dhe pushtetin për Partinë Socialiste.

Por këto pazare të ndyra tashmë janë të dokumentuara dhe janë nën hetim prej disa kohësh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda” tha Basha.

Madje largimi i Visho Ajazi Likës, sipas Bashës ka lidhje me këtë aferë, ndërsa prokurori i Durrësit, Anton Martini është larguar nga detyra pas presionit të Edi Ramës ndaj Adriatik Llallës. Kreu i opozitës i kërkoi direkt Prokurorit të Përgjithshëm të reagojë, nëse Anton Martini është larguar nga detyra dhe është emëruar drejtues i Prokurorisë së Shkodrës, për shkak të presioneve të Edi Ramës për të mbyllur çështjen.

“Prokurorët i kanë të dokumentuara faktet që lidhin Vangjush Dakon me procesin mafioz të blerjes së votave. Prokurorët kanë tabulatet telefonike ku Gjushi u premton grupeve kriminale tenderat bë këmbim të blerjes së votave” tha kreu i PD-së.

Disa ditë më parë Lapsi.al dha lajmin se ambasada amerikane ia kishte refuzuar t’i jepte vizën kryebashkiakut të Durrës, një fakt që u pranua më pas edhe nga Dako. Para zgjedhjeve të 25 Qershorit,Dako firmosi një rekomandim nga Bashkia e Durrësit që ndihmoi në lirimin e Lul Berishës nga burgu. Ish kreu i bandës së Durrësit ishte i dënuar për 4 vrasje.©Lapsi.al

Artikulli paraprakEkskluzive/ Dokumentat që provojnë se Tahiri nuk udhëtoi në Gjermani për të atin
Artikulli vijuesIsh ministri Manjani: Ekspertë që nuk lexojnë nenet siç duhet