Deputetë të VV-së nuk lejohen të hyjnë në Qeveri

Policia e Kosovës dhe sigurimi i ndërtesës së Qeverisë kanë ndaluar deputetët e lëvizjes Vetëvendosje të hyjnë në objektet e Qeverisë, në kohën kur është planifikuar të bëhet nënshkrimi i kontratës për shitjen e Distribucionit të KEK-ut.
Shefi i Grupit parlamentar të VV-së, Visar Ymeri ka thënë se deputetët kanë të drejtë të hyjnë në objektet e Qeverisë së Kosovës për të shikuar çfarë kontrate po nënshkruhet si dhe për t’u njoftuar me detajet e kontratës.

Sipas Vetëvendosjes deputetëve i është thënë se nuk janë në listën e të pranishmëve për këtë ceremoni.

“Truprojat dhe sigurimi i ndërtesës pohojnë se kanë urdhër që të mos lejojnë deputetët e Kuvendit të Republikës të hyjnë në ndërtesën e Qeverisë. Përveç policëve dhe sigurimit deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes po i pengojnë të hyjnë në sallën ku është planifikuar të bëhet nënshkrimi i kontratës për shitjen e Distribucionit të KEK-ut edhe truprojat e kryeministrit Hashim Thaçi. Tre protestues janë të lënduar, dy me duar të thyera dhe një me gjakderdhje në sy”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje dhe përfaqësues të sindikatave janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar nënshkrimin e kontratës për privatizimin e distribucionit të KEK-ut.kohaislame

Artikulli paraprakPër akomodim të burrit të presidentes shkelet Statuti i UP-së
Artikulli vijuesProtesta për lirimin e liderëve opozitar të Kirgizisë