Një ndër figurat më të bujshme të ish-Perandorisë Otomane me origjinë shqiptare, është dhe Abdurrahman Abdi Arnavut Pasha. Ai ka qenë Guvernatori i fundit i Hungarisë nga fundi i shekullit të 18-të.
Interesant është fakti se Hungaria i ka ngritur atij një përmendore, me një dedikim shumë të rrallë: “Ishte një armik hero, u prehtë në paqe!”
Ditë më parë, në kuadër të 330-vjetorit të ndarjes nga jeta të kësaj figure, në Budapest u organizuar në veprimtari e përbashkët përkujtimore mes shoqatës ALSAR me qendër në Tiranë, Fondacionit UKID me qendër në Turqi, si dhe qendrës kulturore turko – hungareze në Budapest.
Në këtë veprimtari ishin pjesëmarrës drejtuesit e subjekteve organizatore z. Mehdi Gurra, z. Musa Serdar Çelebi, historianë dhe studiues të ndryshëm, kryetari i Bashkësisë Islame të Hungarisë, Prof.Dr. Zoltan Robert Bolek, dhe personalitete të tjera vendase.
Programi përkujtimor nisi me vizitën në varrin monumental të Abdurrahman Abdi Arnavut Pasha, e më pas u zhvillua simpoziumi, në të cilin studiues e historianë referuan dhe hodhën dritë mbi personalitetin e Abdurrahman Abdi Arnavut Pashës, aq sa detyroi edhe armikun që ta nderojë.