Përleshje në Meksikë, 10 të vrarë

Përleshjet në mes të grupeve të armatosura në Meksikën Perëndimore kanë lënë të vdekur 10 persona.

Raportet lokale thonë se dhuna ka shpërthyer afër një qyteti në shtetin meksikan të Michoacanit.

Të vdekurit thuhet se janë pjesë e nje grupi vigjilent, që u ngrit në rajon, me pretendimin se policia federale dhe ajo shtetërore nuk po i mbronin ata nga bandat kriminale.

Raportet mediatike thonë se grupet e armatosura me pushkë dhe granata kanë sulmuar postblloqet e grupit mëngjesin e së dielës.

Michoacan është qendër e madhe e prodhimit të metamfetaminës.

Bandat rivale luftojnë për terren derisa prodhojnë drogë në laboratore në rajonet malore të shtetit të varfër, ku kultivohet gjithashtu edhe marihuana dhe opiumi.kohaislame

Artikulli paraprakGreqia me ligj për shkarkimin e shërbyesve civilë
Artikulli vijuesRiadi ndalon tempujt joislamikë