Organizatorët e konkursit për simbolin e Rusisë vendosën të njohin xhaminë “Zemra e Çeçenisë” dhe Kremilinin e Kollomneskut si fitues të parakohshëm të tij, transmeton ZR njoftimin.
“Përderisa numri i votave për secilin nga objektet lider në gjysmëfinale është disa dhjetra herë më i lartë se numri i votave të dhëna për çdo objekt tjetër në konkurs, organizatorët e tij e konsiderojnë të nevojshme njohjen e xhamisë “Zemra e Çeçenisë” dhe Kremlinit të Kollomneskut fitues të parakohshëm të këtij konkursi”, – vë në dukje komiteti organizativ i konkursit.
Votimi për vendet e mbetura në listën e 10 liderëve do të rihapet ditën e martë më 10 shtator dhe do të zgjasë deri më 6 tetor./koha/kohaislame