Përmbytje në Britaninë e Madhe

Pjesa më e madhe e vendit është e bllokuar

Një pjesë e madhe e Britanisë së Madhe është përfshirë nga përmbytjet.
Situatë që ka detyruar autoritete vendore të paralajmërojnë banorët për të marrë masat e duhura.

Shirat e dendur kanë shkaktuar ndërprerje të trafikut, ndërkohë që banesat dhe bizneset në jugperëndim të vendit gjithashtu janë prekur nga përmbytjet.
Në zonën e Braunton banorët kanë ndihmuar nëpunësit e urgjencës për të vendosur thasët me rërë. Ndërkohë që zjarrfikësit po heqin ujin nga ndërtesat e përmbytura.

Shërbimet e emergjencës në vend kanë paralajmëruar që situata nuk do të ndryshojë për ditët në vijim, dhe se banorët duhet të përgatiten që të përballen me përmbytje të tëra.kohaislame

Artikulli paraprakKoreja e Veriut mund të godasë SHBA-në
Artikulli vijuesPrishtina, 16.500 fukara , 68 mijë euro për dekorime