Tre përmendoret e planifikuara të vendosen në qendër të Shkupit, tanimë kanë hyrë në territorin e Republikës së Maqedonisë, në mes tyre edhe Pjetër Bogdani, një urrejtës i ashpër i shqiptarëve musliman, transmeton portali Ilirida.net
Në rrjetet sociale kanë filluar të bëhen thirrje kundër vendosjes së bustit të tij në Shkup, ku shumica e shqiptarëve i përkasin fesë Islame, duke e kritikuar ashpër BDI-në e Ali Ahmetit dhe duke paralajmëruar protesta për tu ndalur ky krim kundër muslimanëve.
Në disa libra të Pjetër Bogdanit, Profeti Muhamed akuzohet si i dhënë pas kurvërisë, hipokrit.
Për Islamin ai thotë: “Islami është frymëzim i dreqit”.
Urrejtja e Pjetër Bogdanit kundër fesë Islame dhe Kur’anit Fisnik shkon deri në atë shkallë, sa ai kërcënon që “me gjak e me shpata do të shlyente gjurmët sakërlegje të Kur’anit”. / ilirida.net