Përparësitë më të rëndësishme të leximit

0
338

Për fat të keq, leximi gjithë e më tepër humb popullaritetin. Sa më tepër plakemi, obligimet tona rriten dhe na mbetet pak kohë për lexim, ndërsa atë pak kohë të lirë e kalojmë para televizorit.

Leximi nuk është pa arsye diçka që e rekomandojnë shumë ekspertë. Ai sjell përparësi të ndryshme, ndërsa ne do t’i theksojmë disa nga më të rëndësishmet.

Sfida e mendjes

Kur themi sfidë, nuk mendojmë që është e rëndë të kuptohet libri (edhe pse ekzistojnë edhe libra të atillë). Truri mundohet dhe përpiqet ti mbajë mend informatat, ti ndërlidh gjërat dhe ta përfytyrojë leximin, e kjo është diçka që televizori nuk mund të bëj.

Përmirëson vokabularin

Gjatë leximit disa fjalë do t’i dëgjojmë për herë të parë, ndërsa për ta kuptuar çfarë dëshironte të thotë autori, nganjëherë e kërkoni sqarimin e asaj fjale. Kjo paraqet mënyrë të shkëlqyer për përmirësimin e vokabularit, ndërsa të gjithë dëshirojnë të jenë në shoqërinë e atyre individëve të cilët shprehen qartë dhe pa vështirësi. Në rast se keni problem të mbani mend fjalët e reja, fillimisht mundoheni që ti përdorni ato sa më shpesh gjatë bisedës.

Përmirëson përqendrimin

Për lexim nevojitet nivel i caktuar i përqendrimit ashtu që të mund të kuptojmë leximin. Meqë leximi dhe përqendrimi shkojnë krahas njëri-tjetrit, ashtu edhe aftësia e përqendrimit në gjëra të caktuara me kalimin e kohës mund të përmirësohet.

Vetëbesimi

Me anë të leximit përmirësohet vokabulari dhe shumëçka mund të mësoni me anë të personazheve. E gjithë kjo do ta përmirësojë vetëbesimin, veçanërisht gjatë komunikimit me të tjerët.

Ruan kujtesën

Në rast se kujtesës suaj nuk i jepni rregullisht detyra të reja, ekziston mundësia e madhe që me plakjen do të keni vështirësi me kujtesën. Lajm i mirë është se me leximin mund të përmirësohet kujtesa dhe zvogëlohet rreziku i sëmundjes së Alzheimerit.

Vetëdisiplina

Vetëdisiplina është një nga virtytet e rralla, ndërsa me anë të leximit mund të zhvillohet. Domethënë, me anë të vetëdisiplinës do t’i kryeni të gjitha detyrimet në kohë ashtu që në qetësi të lexojmë, dhe me vetëdisiplinë do ta ndërpresim leximin në çastin e nevojshëm që të kryejmë ndonjë obligim.

Argëtimi

Kur të mërziteni apo jeni të vetmuar, libri gjithmonë paraqet ilaçin e disponueshëm. Është e mahnitshme se koha fluturon ndërsa lexojmë diçka interesante.

Kreativiteti

Gjatë leximit, kryesisht vizuelizoni veprimin. Identifikoheni me ndonjë personazh, bashkëndjeni me ta dhe imagjinoni rrjedhën. E gjithë kjo zhvillon imagjinatën dhe kreativitetin, dhe ju mundëson të jeni më efektiv në gjetjen e zgjidhjeve të problemeve të ndryshme.

Përshtati nga kroatishtja: Lutfi Muaremi

Burimi: CentarZdravlja

(Islampress)