Vazhdojnë luftimet në Siri

Forcat qeveritare të Sirisë po vazhdojnë edhe të enjtën sulmet ndaj zonave të kontrolluara nga luftëtarët opozitarë në tërë vendin-kryesisht në zonat përreth Damaskut, njoftuan aktivistët për të drejtat e njeriut.

Forcat e regjimit thuhet se kanë sulmuar qarkun e Al Hajar Al Asvad-it në jug të Damaskut.
Kryengritësit, thuhet se e kanë sulmuar qarkun e Al Kadamit ku i kanë vrarë 10 ushtarë, ndërsa i kanë plagosur disa të tjerë.
Luftimet në Allepo-qendrën e përleshjeve përgjatë disa javëve të kaluara, nuk kanë përfunduar ende.
Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, vlerësoi se civilët po përballen me dhunë “të tmerrshme” në Allepo./BS/kohaislame

Artikulli paraprakSerbët në krye të listës për azil në Zvicër
Artikulli vijuesTë sëmurit nga kanceri paguajnë shumë për mjekim