Përse hynë myslimanët në Andaluzi?

Dr Muhamed Amare

Një pyetje të cilët perëndimorët e shtrojnë shpesh, për ti vinë në siklet myslimanët, është:
“Ne jemi dakord me atë që thoni se zgjerimi i territoreve islame, erdhi si nevojë për shembjen e perandorive kolonialiste, perandorive të dhunës, shtypjes dhe përdhosjes së dinjitetit njerëzor, perandori të cilat përmblidheshin tek ajo e Bizantit dhe ajo e Persisë. Të dyja këto perandori, e kanë shtypur dhe dhunuar Lindjen, si nga aspekti fetar ashtu dhe nga ai civilizues. Por, cili ishte shkaku që myslimanët hynë në Andaluzi, në Gadishullin Iberik, i cili nuk ishte pjesë e lindjes dhe nuk kishte bizantë pushtues?”
Në pamje të parë, kjo është një pyetje e cila të duket logjike dhe e sikletshme. Por, për të folur për shkaqet logjike dhe historike, të cilat çuan në ndërhyrjen e kalifatit islam në Andaluzi, fillimisht duhet të hedhim dritë mbi konfliktin fetar brenda vetë krishterimit përgjatë shekujve që i paraprinë shfaqjes së islamit, mes ithtarëve të trinitetit të udhëhequr nga Pali, dhe ithtarëve të monoteizmit të udhëhequr nga peshkopi i Aleksandrisë Arius. Monoteizmi i krishter, beson se Zoti është një dhe i vetëm, pa fillim e pa mbarim, nuk ka lindur kënd dhe nuk ka lindur prej kujt. Gjithçka tjetër përveç Tij është e krijuar, edhe fjala…”
Arianizmi pati një përhapje tepër të gjerë në Lindje, edhe pse ithtarët e tij persekutoheshin nga romakët, përqafues të doktrinës së trinitetit, por edhe nga jakobinët lindor, nën udhëheqjen e Athanasios. Arianizmi arriti të depërtojë dhe të përhapet edhe në Evropë.
Në vitin 341, mbreti got i Spanjës zgjodhi misionarin Ulfilas, si peshkop të krishterimit arianit. Që aty, arianizmi filloi të përhapej edhe mes popujve gjermanë.
Në Gadishullin Iberik, në vitin 476 erdhi në fron mbreti Urich, i cili i ndërpreu marrëdhëniet me perandorinë e Bizantit. Kjo bëri që arianizmi të përhapej në të gjithë gadishullin dhe shumica e popullit të përqafonte këtë doktrinë.
Por, kur Rikardi doli haptazi kundër ithtarëve të arianizmit, këta të fundit u rebeluan kundër tij dhe kundër doktrinës së trinitetit. Kjo revoltë zgjati për një shekull në qytetet Katalonja dhe Naragon.
Gjatë një krize buke që pati përfshirë vendin, ithtarët e trinitetit vendosën si mbret të gadishullit iberik, Rodrigun. Ky, kur iu sul jugut të gadishullit për ta shtënë nën pushtetin e tij, u përball me peshkopin Obas, peshkopi i Sevilles. I gjithë populli që besonte tek doktrina njerëzore e Jezusit, u ngrit në këmbë kundër mbretit me doktrinë trinitetin.
Përgjatë kësaj kryengritjeje, banorët e Andaluzisë, besimtarët monoteistë kërkuan ndihmë nga të gjithë besimtarët e tjerë monoteistë të krishterë. Njëkohësisht, ata kërkuan edhe ndihmën e myslimanëve nga fiset berbere, në veri të Afrikës. Myslimanët, me në krye Tarik ibnu Zijad u vajtën në ndihmë të krishterëve monoteistë të Andaluzisë. Gjatë betejës Guadalupe, ushtrisë myslimane iu bashkëngjit edhe peshkopi i Seviles, Obas, bashkë me dy peshkopë të tjerë.
Pas humbjes së mbretit i cili i përkiste doktrinës së trinitetit, muslimanët e shtrirë sundimin e tyre në mbarë Andaluzinë, sundim i cili zgjati për tetë shekuj, ku banorëve të krishterë u garantua liria e plotë fetare.
Kështu, monoteizmi islam bashkëjetoi me monoteizmin e krishter për tetë shekuj. Pas tetë shekujsh, i erdhi fundi civilizimit islam, nga dora e Ferdinandit dhe Izabelës, të cilët ishin katolikë. Në vitin 1429, ra dhe qyteti i fundit, Grenada dhe menjëherë pas saj, u shua monoteizmi islam dhe ai i krishter.

Artikulli paraprakBukuria dhe dashuria në jetën e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.
Artikulli vijuesIbnu Halduni, dijetari më i shquara në lëmin e sociologjisë