Përsëritet tragjedia e Aylan'it-Mbyten fëmijë të tjerë në brigjet turke (Foto)

Autoritetet turke kanë rekuperuar në brigjet e Egjeut trupat e të paktën 21 emigrantëve, mes të cilëve edhe disa fëmijë, të cilët kanë vdekur gjatë udhëtimit të tyre për në Greqi.

Mendohet se mbytja e mjetit që i transportonte ka ndodhur rreth orës 04:00, për shkak të kushteve të rënduara të motit.

Roja bregdetare turke ka arritur të shpëtojë vetëm 8 persona.

Ende nuk dihet kombësia e personave të mbytur. Tre barka dhe një helikopter janë duke kërkuar për persona të tjerë të mbijetuar.

Artikulli paraprakGjenden trupa të pajetë të migrantëve në Turqi
Artikulli vijuesHoxhë Bledar Haxhiu mbi egzekutimin 47 shtetasve në Arabinë Saudite