Beradeij: Mursi ka të drejtë, ja pse kam dhënë dorëheqjen

Muhamed Beradeij, zv presidenti i përkohshëm i Egjiptit i cili para disa kohësh dha dorëheqjen nga ky post, në një deklaratë për publikun është shprehur se dorëheqja e tij nuk ishte arratisje, por sepse dinte gjëra që populli nuk i dinte. Ai thotë se zbuloi, vonë, që regjimi i Mubarakut vazhdonte të udhëheqë Egjiptin. Po, presidenti Mursi kishte të drejtë, ishte dora e shtetit të thellë ajo që organizonte gjithçka. Ishin ata që kompletuan kundër Mursi, krijonin kriza nga më të ndryshmet si ajo e korrentit.

Hapi i parë që duhej të ndërmerrte Mursi gjatë mandatit të tij, ishte pastrimi i gjykatës, pasi drejtësia është baza e shtetit. Duhej të ishte formuar një gjykatë revolucionare e përkohshme, e cila do të çonte para drejtësisë regjimin e Mubarakut.
Ajo që po ndodh kohët e fundit në Egjipt, është se regjimi i Mubarakut, shteti i thellë, ushtria, ministria e brendshme, gjykata, mediat, ekonomia, shtete të ndryshme… e dinin se Mursi do i fitojë zgjedhjet presidenciale, prandaj dhe e lanë të vijë në pushtet. Por, ata planifikuan largimin e tij duke krijuar kriza dhe ngritur komplote. 30 korriku është një ditë e planifikuar mirë, dhe lëvizja “Rebelohu” e di mirë këtë.
Vetëm pasi kishte ikur koha, i kam kuptuar mbledhjet e tyre sekrete në qytetin Nasr dhe kam kuptuar për shumat e mëdha që kanë marrë. Shumë prej njerëzve që iu bashkëngjitën protestave të 30 qershorit, e bënin këtë për shkak të krizave të njëpasnjëshme dhe destabilitetit të vendit gjatë mandatit të Mursit.
Kur Mursi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ministria e rendit nuk e zbatoi urdhrin e tij, por kur tani jepen urdhra për vrasjen e protestuesve, edhe policia edhe ushtria vihen në zbatimin e tyre.
Ja ku janë vrasësit e të rinjve që organizuan revolucionin e 25 janarit, tashmë marrin pafajësinë nga gjykatat, sipas planeve të shtetit tëthellë. Pasi i lanë duart me Vëllazërinë Myslimane, do të nxjerrin të jashtëligjshme partinë Nur dhe të gjitha partitë me prapavijë fetare. /aonline/kohaislame

Artikulli paraprakPrishtina mundet nga Izreali
Artikulli vijuesTurqia do ta transportojë naftën irakiane në botë