Përshkak të thatësirës më të madhe në 100 vitet e fundit, Koreja Veriore kërcënohet nga uria

Muajin e kaluar thatësira e madhe kishte prekur gadishulli Korean që kishte shqetësuar popullatën vendore, por edhe disa qarqe të caktuara të bashkësisë ndërkombëtare
 
Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) të Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se Koreja e Veriut mund të ketë 12 përqind më pak prodhim të orizit për shkak të thatësirës së madhe që ka goditur këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Muajin e kaluar thatësira e madhe kishte prekur gadishullin Korean që kishte shqetësuar popullatën vendore, por edhe disa qarqe të caktuara të bashkësisë ndërkombëtare. Ndërsa autoritetet në Korenë e Jugut bëjnë përpjekje që të ofruojnë ndihmë për fermerët dhe të sigurojë ujë të mjaftueshëm për ujitje, në Korenë e Veriut, fermerët mezi mbijetojnë.
 
Mediat në Phenian të mërkurën thanë se vendi po përballet me thatësirën më të madhe në njëqind vitet e fundit.
 
Duke pasur parasysh urinë që goditi Korenë e Veriut gjatë viteve 1990, kur jetën humbën me qindra e mijëra njerëz, disa qarqe shprehin shqetësime se një skenar i ngjashëm mund të përsëritet.
 
Agjencia e OKB-së për ushqim dhe bujqësi, konsideron se më së shumti do të preket prodhimi i orizit në këtë vend.kohaislame
Artikulli paraprakRrëmbyesit largohen, shpëtohet anija-cisternë e naftës e Malajzisë
Artikulli vijuesVeteranët lirojnë autostradën Prishtinë – Shkup