Konfliktet në Mali dhe Siri temat kryesore të një konference në Mynih

Konfliktet në Mali dhe në Siri do të jenë temat kryesore të konferencës së 49-të mbi Sigurinë që do të mbledhë këtë fundjavë në Mynih zyrtarë dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare nga e gjithë bota.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden do të jetë personaliteti kryesor i ftuar në këtë forum i mbiquajtur “Davos i mbrojtjes” duke iu referuar takimit ekonomik që sapo mbaroi në Zvicër. Biden, i pranishëm në Mynih në vitin 2009, do të takojë fillimisht kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin.

Turneu evropian që ai po zhvillon parashikon gjithashtu vizita në Londër dhe Paris, disa ditë pas fillimit të mandatit të dytë të Barack Obamës./trt/kohaislame

Artikulli paraprak"Tregtarët e organeve e mbytën nënën time”
Artikulli vijuesShefi sirian i opozitës, i gatshëm për bisedime me Assadin