Persona të armatosur vrasin tetë policë në Egjipt

1 Min Read

Sulmues që ende nuk janë identifikuar kanë vrarë tetë policë, përfshirë një oficer, në një qytet rreth 35 kilometra në jug të kryeqytetit të Egjiptit, Kajro.

Ministria e Brendshme e Egjiptit tha sot se katër burra të maskuar dhe armatosur kanë ndalur makinën e policisë dhe kanë vrarë të gjithë ata që ndodheshin brenda.

Deri tash, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Qindra policë dhe ushtarë janë vrarë gjatë kryengritjes në Egjipt, që nga mesi i vitit 2013, kur Abdel al-Sissi rrëzoi presidentin e zgjedhur, Mohammad Morsi.

TAGGED:
Share This Article