Molliqaj: Kadri Veseli i përzuri Limajn e Krasniqin nga PDK-ja

Dardan Molliqaj, në një shkrim autorial dërguar medieve, jep vlerësimin e tij se cilat kanë qenë arsyet e krijimit të Nismës për Kosovën.

Krijimin e saj e lidh me Kadri Veselin, kryetarin e porsazgjedhur të PDK-së. Shkruan se ishte Veseli ai që i përzuri nga PDK-ja dyshen drejtuese të kësaj partie opozitare, Fatmir Limajn e Jakup Krasniqin.

Sipas tij, përzërja nga partia më e madhe në vend kishte detyruar këta të dy që të krijonin partinë e re.

“Nismën njëmend mund ta ketë shkaktuar Veseli para dy vjetësh kur i përzuri Limajn e Krasniqin, mirëpo Nismën e ka mundësuar Lëvizja VETËVENDOSJE! për më se 10 vjet me kritikën dhe akuzat e saj ndaj PDK-së”, shkruan Molliqaj.

Ai i ka kritikuar drejtuesit e saj që, sipas tij, po synojnë që t’i bashkohen PDK-së pas largimit të Hashim Thaçit, kur në fakt ishte Veseli ai që i përzuri.

“Në këtë dyvjetor të saj Nisma nuk mund të mbetej vetëm nismë. Ajo duhej të vazhdonte. Dhe, krerët e saj u përcaktuan për vazhdimin e vetes së tyre personale dhe braktisjen e idesë së Nismës politike. Ata ngadal por sigurt po rikthehen në PDK me ndërmjetësimin e AAK-së”, shkruan sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Artikulli paraprakPersona të armatosur vrasin tetë policë në Egjipt
Artikulli vijuesMafia shqiptare kontrollon tregun e heroinës në Francë