Peruja “më afër” BE-së se Kosova

Më 14 mars 2016, BE-ja nënshkroi një marrëveshje për viza (me qëndrim afatshkurtër) me Perunë, në një ceremoni që është zhvilluar në Bruksel.

Në emër të BE-së, marrëveshja u nënshkrua nga Bert Koenders, ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Holandës dhe kryetar i Këshillit, si dhe nga Dimitris Avramopulos, Komisioneri për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi.

Në anën peruane, marrëveshja u nënshkrua nga Ana María Sánchez de Rios, ministre e Punëve të Jashtme, transmeton Telegrafi.

Nënshkrimi u bë në prani të presidentit peruan, Ollanta Humala, dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Regjimi i ri i vizave parashikon udhëtimin pa viza për qytetarët e BE-së kur udhëtojnë në territorin e Perusë dhe për qytetarët e Perusë, kur udhëtojnë në BE, për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180-ditore. /Telegrafi/

Artikulli paraprakI riu nga Siria me 8 euro çdo ditë ushqen prindërit, tetë vëllezërit dhe motrat
Artikulli vijuesShpërthim i një veture në Berlin, vdes vozitësi