Skencëtarët e kanë zbuluar se peshkaqenët e Grenlandës mund të jetojnë deri në 400 vjet, duke e verifikuar se këto gjallesa janë më jetëgjatët nga të gjithë kurrizorët.
Julius Nielsen, biologu i Universitetit të Kopenhagënit, përmes një artikulli të publikuar së fundi në një revistë shkencore thotë se ai dhe ekipi i tij kanë testuar moshën e 28 peshkaqenëve të Grenlandës për të verifikuar moshën më të vjetër të tyre.
Gjetja e një peshkaqeni femër të moshës 400 vjeçare, nënkupton se ajo ka lindur në shekullin e 17-të.
Shkencëtarët thonë se peshkaqenët e Grenlandës rriten jashtëzakonisht ngadalë, vetëm 1 centimetër në vit, ndërsa konsiderohen në moshë madhore vetëm pasi të arrijnë moshën 150 vjeç.
Ata gjenden thellë në ujin e ftohtë të pjesës veriore të Oqeanit Atlantik.
Kurrizorët tjerë që kanë jetë shumë të gjatë janë një lloj i balenave që jetojnë deri në moshën 200 vjeçare.