PËSON RËNIE EKONOMIA KINEZE

Kina tha se është ngadalësuar rritja ekonomike në këtë vend, duke shënuar një rënie, më të ultën në tre vjetët e fundit, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.

Si shkaqe përmendet dobësimi i eksportit dhe rënia e shpenzimeve të konsumatorëve.

Të dhënat e publikuara të premten treguan se si ekonomia e dytë më e madhe e botës u rrit me 7.6 për qind në tre muajt e fundit, derisa në tremujorin paraprak rritja ishte 8.1 për qind, transmeton Rel.

Kjo është rënia më e madhe që nga tremujori i parë i vitit 2009, në kulmin e krizës globale financiare. Analistët presin që të ketë rritje në gjysmën e dytë të vitit.kohaislame

Artikulli paraprakQEVERIA GJERMANE MBËSHTET SYNETITË
Artikulli vijuesGJYKIMI I MLLADIQIT VAZHDON TË HËNËN