Egjipt – Nuk dihet ende se kush do te jete kryeministri i ri

Në Egjipt mbizotëron enigma e kryeministrit…

Kanali televiziv shtetëror në fillim deklaroi se lideri liberal opozitar Muhammed Baradej është emëruar si kryeministër i përkohshëm por më pas e tërhoqi këtë lajm.

Mendohet se arsyeja e tërheqjes së emrit të Baradejit është kërcënimi i heqjes së mbështetjes së Partisë Nur të Selefive, nga procesi i tranzicionit.

Adli Mansur i sjellë në vend të Mursiut, Ministri i Mbrojtjes Al Sisi, Baradej dhe Abdyl Mynajim Al Fotu i darë nga Vëllezërit Myslimanë janë duke biseduar se si do ta nxjerrin vendin nga kriza.

Në orët e mbrëmjes erdhi deklarata se kryeministri i ri do të jetë ish kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike Muhammed al Baradej dhe se ai do të fillojë detyrën në orët e vona të natës pas bërjes së betimit.

Por Vëllezërit Myslimanë deklaruan se ata nuk do ta njohin si kryeministër Baradejin ka qenë në krye të demonstratave kundër Mubarakut dhe Mursiut.

Edhe Partia Nur e Selefive, duke i dalë kundër emërimit të Baradejit, deklaroi se emërimi është në kundërshtim të hartës rrugore dhe ka bërë kërcënimin se ata do ta heqin mbështetjen e tyre nga procesi i tranzicionit.

Pas kësaj deklarate, në një lajm të transmetuar në televizion u njoftua se kryeministri i ri nuk është përcaktuar ende.

Ndërkohë në Kajro, Aleksandri dhe në qytete të tjera mbështetësit e Mursiut dhe kundërshtarët kanë hyrë në konflikt me njëri-tjetrin.

Nga dita e djeshme deri më sot kanë humbur jetën 44 persona. Humbjet më të mëdha janë përjetuar në Aleksandri ku kanë vdekur 17 persona.

Edhe në Kajro palët janë përleshur me gurë, shkopinj dhe thika.. Makinat ushtarake janë dislokuar për të ndarë zënkat.

Mbështetësit e Vëllezërve Myslimanë janë duke organizuar protesta Përpara Qendrës së Gardës së Republikës.

Pas vrasjes së 3 protestuesve dje, protestuesit i bënë thirrje me altoparlant ushtrisë që të mos hapin zjarr.

Liderët e Vëllezërve Myslimanë vijojnë t’u bëjnë thirrje palëve që t’i rezistojnë grushtit të shtetit.

Ndërkohë një grup i quajtur Ensar Al Sheria ka bërë deklaratën se rrëzimi i Mursiut me grusht shteti është një sulm kundër besimeve fetare. Grupi ka njoftuar se ata do të organizohen duke u armatosur dhe do të luftojnë për të krijuar një udhëheqje të bazuar në fenë. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakHakerët turq në ndihmë të Morsit, sulmojnë faqet e Ushtrisë së Egjiptit
Artikulli vijuesRegjimi kriminal i Asadit depërton në Homs