Petrov: Të hiqet shqiponja nga rrotullimi në Çair (Video)

Qindra protestues mes të cilëve edhe funksionarë të VMRO-DPMNE-së kanë protestuar para MPB-së duket kërkuar përgjegjësi nga ministri Oliver Spasovski për ngjarjet në Butel.  Protestuesve ju drejtua kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas, Todor Petrov i cili tha se ata e dënojnë vandalizmin dhe demolimin e themeleve të kryqit në Butel, ndërsa kërkojnë të hiqet shqiponja në Çair.

“Kjo që u bë më 3 mars është parë nga ISIS në Irak dhe Siri. KBM vërteton se në Maqedoni nuk do të përsëritet skenari i Ukrainës dhe Sirisë, përcjell shenja. Në Maqedonia nuk do të lejojmë luftë në bazë fetare dhe etnike me qëllim formimin e qeverisë për ndryshimin e emrit të shtetit Maqedoni dhe identitetin e maqedonasve. Është e pritshme sjellja e BDI-së, përshkak 100 mijë votues që nuk janë në Maqedoni për arsye se ata asnjëherë këtu nuk kanë jetuar”, ka thënë Todorov.

Artikulli paraprakVIDEO – Të lutem ma jep një kafe
Artikulli vijuesPrishja e kryqit; maqedonasit protestues kërkojnë largimin e Oliver Spasovskit (FOTO)